Ilir Kulla, ish-bashkëpunëtor i ngushtë i Fatos Nanos dhe mik i familjes u shpreh sot në “Breaking” se lideri historik i së majtës është në gjendje të mirë.
“Gjendja nga informacionet e brendshme është shumë më e mirë nga sa ishte dhe mjekët janë optimistë. Ai është i vetëdijshëm, situata po përmirësohet.
Duke e njohur sa i fortë është Fatosi, jam i bindur se do ia dalë. Faza e rrezikut ka kaluar, tani do të ketë një punë të madhe drejt rehabilitimit” tha ai.
Nano është i shtruar prej më shumë se dy javësh në spital.