Një vatër zjarri është ndezur mbrëmjen e sotme në pyllin e Sodës në Vlorë. Kjo është hera e disatë që ky pyll përfshihet nga flakët këtë verë.
Ende nuk dihet nëse ky zjarr ka qenë i qëllimshëm. Në vendngjarje kanë shkuar mjetet zjarrfikëse, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve.