-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Aventura drejt Europianit nis me fitore, Shqipëria U21 mund në transfertë Armeninë

Kryesoret

Shqipëria U21 e ka nisur me fitore aventurën drejt Europianit të 2025, duke mundur në transfertë skuadrën e Armenisë me rezultatin 1-2.

Sfida nisi mjaft mirë për kuqezinjtë e Alban Bushit, të cilët në minutën e 28’ kaluan në avantazh me Stiven Shpendin dhe 10 minuta më vonë ishte Rexhepi ai që dyfishoi shifrat.

Në pjesën e dytë vendasit ishin më kërkues, duke gjetur golin në minutën e 86’ me Tarakhçjan dhe duke rihapur sfidën.

Në minutat shtesë, të cilat ishin 14 për shkak të një situate me dritat në stadium të cilat ikën për disa moment, Shpresat arritën të ruanin rezultatin dhe të mertnin kështu tre pikët.

Sfida e radhës për Shqipërinë do të jetë kundër Rumanisë në shtëpi pas katër ditësh e vlefshme për grupin E, ku do të tentohen sërish tre pikët.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit