Republika Çeke nuk e ka pritur aspak mirë barazimin që u mori Shqipëria në shtëpi. Në fund të ndeshjes trajneri Jaroslav Silhavy është shprehur i zhgënjyer me ekipin e tij duke e cilësuar turp rezultatin.
“Padyshim që humbëm dy pikë. Jemi të zhgënjyer, djemtë hynë kokë ulur në dhomat e zhveshjes. Shënuam dy gola, vetëm një ia vlente.
Pas gabimit tonë, i ofruam kundërshtarit një gol barazimi, por më pas nuk mundëm ta kthenim ndeshjen në favorin tonë, është turp, duhet të kishim fituar.
Kualifikimi ka ende punë. Shqipëria luan me Poloninë, pastaj shkojmë në Shqipëri… Është turp që nuk fituam këtu” u shpreh Silhavy.
Edhe sulmuesi që shkoi golin për çekët Vaclav Cerny ishte në të njëjtën linjë me trajnerin e tij. “Ne nuk e marrim rezultatin si të mirëqenë dhe është turp i madh që nuk e menaxhuam ndeshjen. Ne duhet të fajësojmë veten” tha ai.