Një djalë 10-vjeçar ka humbur jetën pasi e kapi korrenti në një hotel në Blackpool, Angli, shkruan BBC. Ai vdiq të enjten, tha një zëdhënës i policisë së Lancashire, duke shtuar se “mendimet tona janë me ta në këtë kohë”.
Një deklaratë nga hoteli theksuan se ishin “zemërthyer nga lajmet”. “Ne do të vazhdojmë t’u ofrojmë autoriteteve përkatëse çdo ndihmë që u nevojitet për të kryer hetimet e tyre” thanë ata.