-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjykata pranon kërkesën e Mediut! Dosja e “Gërdecit” rikthehet në pikën zero

Kryesoret

Dosja e “Gërdecit” rikthehet në pikën zero. Gjykata e Posaçme pranoi sot kërkesën e ish-ministrit Fatmir Mediu që heq dorë nga gjykimi i shkurtuar. Gjyqtarja Irena Gjoka me këtë vendim i hap rrugën gjykimit të zakonshëm. Kjo do të thotë se tashmë gjykimi mund të zgjasë edhe me vite.

Për avokatin e familjarëve Dorian Matlija kjo do të zbërthejë rolin e Mediut në këtë proces. “Shumë mirë, do të sqarohen të gjitha detajet. Të zbërhthet roli i ministrit të Mbrojtjes. Gjykimi i zakonshëm e mundëson një gjë të tillë” tha ai. Avokati i Mediut, Ardian Visha nuk pranoi që të flasë. “Nuk kam koment. Kursejini show-n. Detajet në gjyq” tha ai.

Ndërkohë që Fatmir Mediu ka bërë edhe një tjetër kërkesë. Ai kërkoi 90 dëshmitarë, mes tyre personalitete në Shqipëri, ish-ministra, deputetë dhe gjeneralë dhe ish-zyrtarë që kanë pasur dijeni Gërdecin. Gjithashtu ka kërkuar edhe ish-zyrtarët e lartë të Pentagonit, NATO-s dhe ish-ministrave të Mbrojtjes të Gjermanisë, Italisë, Maqedonisë, etj.

Mediu akuzohet për shpërdorim detyre dhe shpërdorimit të detyrës të kryer në bashkëpunim me zinxhirin komandues ushtarak. Ka dyshime se ish-ministrinë qeverinë Berisha, në bashkëpunim me funksionarë të tjerë të Ministrisë së Mbrojtjes si dhe persona të tjerë, ka nxjerrë akte nën ligjore në kundërshtim me ligjin. Shpërthimi i 15 marsit të vitit 2008 në fabrikën e demontimit të municioneve në Gërdec shkaktoi 26 të vrarë.

Gërdeci/ Mediu kërkon 90 dëshmitarë, politikanë shqiptarë dhe personalitete të SHBA

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit