Një 29-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në mënyrë tragjike në një aksident në Itali. Mediat italiane shkruajnë se shqiptari, Aldo Gjoka, u përplas me një makinë tip ‘Jaguar’, ku drejtues ishte po ashtu një shqiptar.
EMRI/ Tragjike, vdes në aksident 29-vjeçari shqiptar në Itali
Motori i 29-vjeçarit u përplas me murin rrethues dhe shpërtheu në flakë, duke humbur jetën në moment. Ngjarja ka ndodhur më 7 shtator. Siç shihet edhe nga pamjet, përplasja ka qenë tepër e fortë, duke shkatërruar plotësisht motorin.
Xhama të thyer dhe copa llamarine ishin ato çka kishin mbetur nga aksidenti fatal. Gjoka me origjinë nga Tirana, por prej vitesh jetonte me familjen e tij në Leçe.