Armaldo Kllogjeri është një nga personazhet më të dashur të BBV2 dhe që pas daljes nga programi ai ka qenë mjaft aktiv me koncerte.
Por duket se Maestron nuk do të qëndrojë në fushën e muzikës pasi këtë sezon do të jetë pjesë e një program televiziv.
Sezoni i ri në Top-Channel ka nisur mjaft ritmik, me personazhe mjaft interesant në drejtimet e programeve dhe ” E Diell” ka njoftuar se së shpejti një rubrikë e re do i shtohet programit.
“Gurra Popullore” quhet rubrika më e re, ku ndër shumë personazhe të tjerë, do të jetë edhe Armando Kllogjeri.
“Shihemi tek “E diell në Top- Channel”, ka shkruar Kllogjeri bashkangjitur një postimit të bërë në profilin e tij të Instagramit.
Ka qënë gjithashtu faqja zyrtare e Instagramit të programit “E diell”, e cila ka prezantuar programin më të ri përmes një postimi, ku shkruhet:”Gurra Popullore”, rubrika më e re nis së shpejti në Top-Channel”.