-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Hapen dyert e mortit, lutja e fundit e familjes për “Kapitenin” që u vra në Vlorë

Kryesoret

Leartiad Lekaj 41 vjeç u ekzekutua mbrëmjen e djeshme në Vlorë. Familjarët e viktimës kanë shkuar në morgun e spitalit rajonal të Vlorës për të pritur mjekun ligjor.

Njëri nga familjarët u shpreh se ishte i gatshëm të shkonte ta merrte vetë mjekun, mjafton që viktima të shkonte në shtëpi brenda 12 orësh për t’i dhënë lamtumirën e fundit.

“Po presim mjekoligjorin, kemi që në orën 10 këtu, asnjë përgjigje, vijnë e ikin. Do vij tani, do vij pastaj e nuk po vijnë. Na thonë që do vij nga çasti në çast, na gënjejnë.

Kërkesa jonë është të vijë sa më shpejt mjekoligjori, brenda 12 orëve duhet të iki trupi në shtëpi. Kaq! Nuk e dimë nëse institucioni ka mjek ligjor, na kanë thënë do vijë nga Fieri.

Tani ne jemi në dispozicion të shkojmë ta marrim mjekoligjorin vet nëse shteti nuk e disponon, shkojmë ne e marrim, por brenda 12 orëve ne duhet ta marrim trupin ta çojmë në shtëpi. Kaq është kërkesa jonë” u shpreh një nga familjarët e Lekajt.

Hap pas hapi, si u vra “Kapiteni”? Iu “prenë këmbët”, frymën e fundit e dha në rrugë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit