Nesër në 14:00 ministrat e rinj do të marrin miratimin nga Kuvendi. Deputetët do të mblidhet në një seancë të posaçme për të votuar ministrat e rinj të dekretuar nga Presidenti Bajram Begaj.
Pas votëbesimit në Kuvend dhe betimit në Presidencë, disa ministra të rinj do nisin punën me detyra emergjente.
Ministri i ri i Punëve të Jashtme, Igli Hasani, do duhet të jetë më 14 Shtator në Nju Jork, për të drejtuar mbledhjen e Këshillit të Sigurimit në OKB, ku Shqipëria ka presidencën.
Ndryshimet në qeveri;
Ministër i Financave dhe Ekonomisë – Emërohet Ervin Mete; Largohet Delina Ibrahimaj
Ministër Shteti për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit–Emërohet Delina Ibrahimaj; Largohet Edona Bilali
Ministre e Shëndetit dhe Mirëqenies Sociale – Emërohet Albana Koçiu; Largohet Ogerta Manastirliu
Ministër i Arsimit dhe Sporti – Emërohet Ogerta Manastirliu; Largohet Evis Kushi
Ministër për Europën dhe Punët e Jashtme – Emërohet Igli Hasani; Largohet Olta Xhaçka.
Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit – Emërohet Anila Denaj; Largohet Frida Krifca
Ministër i Pushtetit Vendor (Ministri e re): Emërohet Arbjan Mazniku
Ministria e Shtetit për Standardet dhe Shërbimet (Shkrihet) – Largohet Milva Ekonomi