Portieri i ekipit të Partizanit Pano Qirko është përfshirë në një aksident duke pësuar dëmtime që e bëjnë që të humbasë ndeshjen e radhës përballë Partizanit.
“Pano Qirko humbet sfidën ndaj Vllaznisë. Titullari i kuq si pasojë e një aksidenti automobilistik ka pësuar dëmtim të brinjëve dhe aktualisht po trajtohet në ambientet e spitalit.
Gjendja shëndetësore e Qirkos aktualisht paraqitet optimale dhe po monitorohet nën kujdesin edhe të stafit mjekësor të Partizanit” njofton klubi.