-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Trafik armësh në portin e Durrësit

Kryesoret

Arrestohet një 32-vjeçar nga Kosova, pasi u kap në portin e Durrësit me armë dhe fishekë në tentativë për t’i trafikuar ato drejt vendin tonë. I arrestuari është Sindrit Kola.

“Kontrolle me përzgjedhje, bazuar në inteligjencën policore dhe në analizën e riskut, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare. Finalizohet faza e dytë e operacionit policor të koduar “Rezidenti”.

Sekuestrohen 2 armë zjarri pistoleta, krehra dhe fishekë, si dhe 3 bombola metalike. Vihet në pranga 32-vjeçari, rezident në Itali, i cili i kishte fshehur sendet e kundërligjshme, në valixhe, me qëllim futjen në vendin tonë” njofton policia.

Në fazën e parë të këtij operacionit, Policia sekuestroi në portin e Durrësit, një pistoletë me 2 krehra që tentonte t’i nxirrte nga vendi ynë, një shtetas kosovar, rezident në Francë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit