Në kuadër të operacionit policor të koduar “Brothers” kanë rënë në pranga 2 vëllezër në Peqin, të cilët kishin fshehur në banesën e tyre arsenal armësh.
Konkretisht, janë arrestuar në flagrancë 46-vjeçari A. B. alias G. M. dhe vëllai i tij, 43-vjeçari me iniciale B.M., në banesën e të cilëve u gjetën të fshehura në katër çanta, 1 armë zjarri kallashnikov, 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë zjarri revolver, 1 armë gjahu dhe fishekë luftarakë për to.
Armët dhe municioni luftarak u dërguan për ekspertizë, me qëllim verifikimin nëse janë përdorur ose jo, për ngjarje kriminale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.