Një aksident, fatmirësisht pa të lënduar në njerëz, është regjistruar mëngjesin e sotëm në “Bulevardin Zogu I” në Tiranë.
Drejtuesi i një motoçiklete ka humbur kontrollin e saj e për pasojë ka goditur disa kalimtarë e më pas është përplasur me një automjet.
Fatmirësisht nga aksidenti nuk pati asnjë person të lënduar, ndërsa dëmet materiale ishin të konsiderueshme.
Policia shkoi menjëherë në vendin e ngjarjes dhe nisi hetimet për aksidentin, ndërsa paraprakisht dyshohet se shkak është bërë humbja e kontrollit të drejtimit nga motoçiklisti.