Më shumë se dy muaj më parë e gjithë Shqipëria u trondit nga dhuna barbare që fisi Rraja me në krye djalin dhe vëllanë e ish-deputetit Rrahman Rraja dhunuan dy kushërinjtë Bilbil e Jashar Maja pas sherrit për guroren.
E ndërsa të akuzuarit vijojnë që të shijojnë arratinë, drejtësia u ka dhënë një dorë duke lehtësuar shumë pozitën e tyre për t’i shpëtuar nga burgu.
Pamjet e dhunes qe drejtesia i ka cilesuar plagosje e lehte
Prokuroria e Tiranës ka ndryshuar akuzën nga plagosje e rëndë me dashje në plagosje e lehtë, fundi i së cilës është i destinuar nga amnistia për këto vepra penale. Kjo pasi ekspertiza mjeko-ligjore i ka konsideruar dëmtimet e kushërinjve të lehta.
Por në fakt sipas pamjeve që u publikon në media dhuna ishte barbare. U thyen gjymtyrët dhe i gjakosën kushërinjtë. Me akuzën e ri fisi i ish-deputetit ia hedh drejtësisë.