-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

U ngritën kurth? Mediat greke: 6 trupa pa jetë, autorët dhe viktimat dyshohet se njiheshin

Kryesoret

Hetimet e autoriteteve greke janë në zhvillim e sipër për identifikimin dhe arrestimin e autorëve, të cilët pasditen e së hënës ekzekutuan gjashtë persona të dyshuar, paraprakisht se janë shqiptarë, sipas mediave greke (shiko ketu linkun).

Pesë nga gjashtë viktimat ishin në një makinë, ndërsa i gjashti u gjet e pajetë jashtë saj. Autoritetet po përpiqen të zbulojnë nëse çdo informacion identifikues që supozohet se gjendet në zotërim të viktimave është i vërtetë apo i rremë.

Ato që janë padyshim false janë targat gjermane të makinës së markës “Ford” të cilat dyshohet se i ishin ngjitur makinës me ngjitës.

Skenari i konsideruar si më i mundshmi nga autoritetet është se bëhet fjalë për një larje hesapesh, lidhur me trafikun e drogës dhe një urdhër që sipas mediave mund të jetë dhënë nga burgu. Një tjetër version është se edhe autorët mund të jenë shqiptarë. 

Autorët dhe viktimat, po sipas dyshimeve të mediave greke njiheshin me njëri-tjetrin dhe për këtë arsye iu kanë ngritur pritë. Skenari i pritës së vdekjes përforcohet nga pozicioni në të cilin janë gjetur viktimat, brenda makinës.

Sipas informacioneve në vendngjarje janë gjetur 25 gëzhoja, ndërsa policia është në kërkim të një veture të zezë dhe një motori, me të cilën dyshohet se u larguan autorët. 

Shkrimi në mediat greke se viktimat janë shqiptarë

A ishin apo jo shqiptarë 6 të masakruarit në Greqi? Mediat greke shuajnë dyshimet

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit