Polonia “kryqëzon” kombëtaren e saj pas disfatës në Shqipëri. “Katastrofë”. Kështu shkruajnë mediat polake pas humbjes së tyre mbrëmjen e së dielës në “Air Albania” të Tiranës.
Trajneri Fernando Santos është vënë në qendër të kritikave teksa Polonia numëron 6 pikë në 5 ndeshjet kualifikuese të Euro 2024.
Sulmuesi i Polonisë, Robert Levandovski u shfaq i mërzitur. “Dështuam në këtë ndeshje. Duhet t’u kërkojmë falje tifozëve për atë që treguam dhe ndihem personalisht përgjegjës për këtë.
Mund më vjen keq edhe për veten time, nuk luajta mirë. Kishte përpjekje por nuk mjaftoi. Zemra dhemb por nuk kemi çfarë të bëjmë.
Ne duhet të kthehemi dhe të shikojmë të ardhmen dhe të shohim se çfarë mund të përmirësojmë. Është e vështirë të thuhet se çfarë ka ndodhur.
Ky ekip nuk ka ndryshuar shumë dhe pavarësisht trishtimit, nuk dua të kërkoj shpjegim por zgjidhje”, tha Levandovski.