Shqipëria mori një fitore të madhe kundër Polonisë me rezultat 2-0 në kualifikimet për Euro 2024. Kuqezinjtë fituan fal golave të Jasir Asanit dhe Mirlind Dakut. Ishte debutimi i Mirlind Dakut në ‘Air Albania’ para tifozëve shqiptarë, të cilën ai e vlerësoi si është më së miri, duke i gëzuar të gjithë me gol.
Duke e ditur dashurinë e tij e tij për ngjyrat e flamurit ai festoi si i çmendur duke zhveshur fanellën. Ajo çfarë ra në sy ishte tatuazhi në shpinë, ku shihej emri i komandantit Agim Ramadanit – Katana. Daku vjen nga Gjilani sikurse edhe Katana, një nga heronjtë e mëdhenj kombëtar të luftës së Kosovës.
Mirlind Daku ka gdhendur në trup fjalën ‘Katana 138’, nofka e komandantit legjendar të UÇK-së Agim Ramadani si dhe piramidën e rrëzuar të kufirit shqiptaro-shqiptar. Beteja e Koshares njihet edhe si beteja ku u thye kufiri.
Në shenjë simbolike, Ushtarët e UÇK rrëzojnë gurin e Kufirit që ndante Kosovën me Shqipërinë. Beteja e Koshares është një ndër betejat më të përgjakshme dhe më të suksesshme të Luftës së Kosovës.