-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ndezi zjarr në tokën e tij, marrin flakë edhe 3 banesa, shpallet në kërkim 36-vjeçari në Finiq

Kryesoret

Policia ka shpallur në kërkim një 36-vjeçar pasi i vuri zjarrin tokës së tij flakët janë përhapur dhe për pasojë u dogjën pjesërisht 3 banesa.

Nga zjarri u rrezikuan edhe disa banesa të tjera por zjarrfikësja bëri të mundur vënien në kontroll të saj.

Ngjara u regjistrua ditën e sotme rreth orës 11:00 në fshatin Livinë në Finiq. Zjarri, i favorizuar nga era ka marrë përmasa duke djegur pjesërisht 3 banesa në fshatin Livinë.

Pasi është është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të zjarrvënies, 36-vjeçarit me inicialet M. B. ka nisur puna për kapjen e tij.

Ndërkohë, shërbimet policore, zjarrfikësit, emergjencat civile dhe një helikopter i Ministrisë së Mbrojtjes po vijojnë intensivisht punën për shuarjen e zjarrit.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit