Disa prej ministrave që u shkarkuan nga kryeministri Edi Rama në seancën e sotme të parlamentit që vulosi ndryshimet nuk pranuan që të flasin.
Gazetarët tentuan t’i marrin një prononcim Olta Xhaçkës, por ish-ministrja e Jashtme nuk pranoi që të japë asnjë koment duke ikur me shpejtësi. Edhe Evis Kushi iu shmang pyetjes.
“Isha në Babrru për t’iu uruar nxënësve një vit të mbarë shkollor…” tha ajo, kur u pyet se përse u shkarkua.
Edona Bilali tha se e përmbushi misionin e saj në qeveri. “Me zotin Rama kam pasur nderin që të bashkëpunoj dy vite. Vazhdoj misionin tim në parlament.
Sikur ep atë nga ndryshimi i emrit të ministrit të shtetit, nga mbrojtja e sipërmarrjes tani është tek klima e biznesit. Unë e përmbusha misionin tim” tha ajo.
“Sfidë të radhës” e cilësoi Ogerta Manastirliu kalimin nga shëndetësia tek arsimi. Ervin Mete nuk pranoi të fliste “do të kemi raste të tjera” tha ai.
Ministri i Pushtetit Vendor, Arbjan Mazniku kishte vetëm një kërkesë për gazetarët në oborrin e Kuvendit “Më lini të kaloj”.