Ish-kryeministri Sali Berisha bazuar te një mesazh nga “qytetari dixhital” denoncon se në gjimnazin e Krujës është hedhur lëndë helmuese.
Po sipas tij, ngjarja është mbajtur e fshtehtë. Deri tani nuk ka asnjë reagim nga bashkia apo institucionet e tjera në Krujë.
“Hidhet lëndë helmuese në gjimnazin e Krujës
Nxënsit braktisin klasat.
Ngjarja mbahet e fshehtë.
📩Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital.
Ne gjimnazin e krujes eshte hedhur nje lende helmuese, te gjith nxensit jan ne oborrin e shkolles, te shkruajta se duan ta mbajne te fshehur” shkruan Berisha.