-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Botërori i peshëngritjes, Erkand Qerimaj ndër pesë më të mirët e botës

Kryesoret

Peshëngritësit Briken Calja dhe Erkand Qerimaj nuk kanë mundur t’i japin medalje Shqipërisë, në Botërorin e këtij sporti që po zhvillohet në Ryad të Arabisë Saudite. Në peshën deri në 81 kilogramë, dy sportistët nuk mundën t’i jepnin medalje Shqipërisë, teksa Qerimaj u fut në pesë më të mirët në botë në stilin e shkëputjes me 156 kg të ngritura.

Erkand Qerimaj garoi në Baterinë A, teksa e mbylli Botërorin në dygarësh në vendin e shtatë, me 338 kilogramë. Në stilin e shkëputjes, Qerimaj e nisi garën me 153 kg, duke e ngritur me sukses këtë peshë. Ndërkohë provën e radhës, shkodrani shtoi peshën në 156 kilogramë, gjë që ia doli ta ngrinte në provën e tretë, duke mbyllur këtë disiplinë në vendin e pestë. Në stilin e shtytjes, Qerimaj ngriti 182 kilogramë, duke e mbyllur në vendin e tetë.

Ndërsa dygarësh, me totalin 338 kg Qerimaj u rendit në total i shtati, duke lënë pas Briken Caljan që ngriti 150 kilogramë në shkëputje dhe 187 kilogramë në shtytje. Në dygarësh, shtërmenasi ngriti 337 kilogramë. Kështu, me këto rezultate të dy peshëngritësit nuk mundën t’i jepnin medalje Shqipërisë, teksa Qerimaj u mjaftua me vendin e pestë në botë në shkëputje.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit