E paimagjinueshme është tragjedia e ndodhur paraditen e së martës në Kalamaria të Selanikut, ku një polic 38-vjeçar qëlloi dhe vrau gruan e tij 42-vjeçare dhe më pas veten.
Sipas informacioneve të mediave greke, krimi ka ndodhur rreth orës 08:15 të mëngjesit në një banesë në katin e 6-të në zonën e Kalamarisë.
38-vjeçari çoi fëmijët në shkollë dhe u kthye duke qëlluar me karabinë 42-vjeçaren, duke e plagosur për vdekje në bark dhe më pas vrau veten.