-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Futen në lojë spiunët/ Kush i donte të vdekur 6 “ushtarët” e bandës?

Kryesoret

Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja në lidhje me gjashtë personat që u vranë pasditen e djeshme në Athinë.

Fillimisht u raportua se janë shqiptarë, por më pas historia u përmbys. Tashmë ka një tjetër version, që viktimat janë turq.

Mediat turke dhe greke shkruajnë se viktimat janë bashkëpunëtorë të kryemafiozit Baris Boyun, i cili ekzekuton “kontratat e vdekjes” me xhelatët e motoçikletave.

Shtypi turk raporton se Baris Boyun është përfshirë në një sërë sulmesh të armatosura në Turqi dhe tani jeton në Itali i arratisur.

Ai është i njohur për bandën e vrasësve me bazë motoçikletash që themeloi në Stamboll dhe është sulmuar jashtë vendit në të kaluarën” sipas mediave.

Në lojë është futur edhe shërbimi informativ grek. Një person u arrestua në aeroport në Athinë dhr një tjetër dyshohet në Itali.

Sipas raportimeve turke, hetimet për të shtënat, të cilat thuhet se kanë ndodhur për shkak të prishjes së pazareve mes mafiozëve.

Autoritetet greke po bëjnë përpjekje për kapjen e autorëve që u larguan me makinë nga vendi i krimit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit