-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tmerr dhe lot/ Fëmijët ikën në shkollë, babai ngjitet lart dhe u vret nënën

Kryesoret

Në Greqi ka shkaktuar tronditje kronika. Pas ngjarjes së rëndë të vrasjes së gjashtë personave brenda një makine në Athinë, sot një polic vrau ish-gruan.

Polici 38 -vjeçar i kishte ngritur kurthin e vdekjes ish-bashkëshortes së tij, shkruajnë mediat greke, pasi dyshohet se po priste poshtë shtëpisë që dy fëmijët të niseshin për në shkollë dhe u ngjit menjëherë tek ajo në banesë për ta vrarë dhe më pas vrau veten.

Një mik i familjes së autorit u shpreh se 38-vjeçari nuk ka mundur ta kapërcejë ndarjen nga viktima 42-vjeçe dhe i kishte thënë familjes se donte të vriste.

Arma e gjahut që ka përdorur, sipas miqve të familjes, ishte e babait të tij dhe e ka marrë me pretekstin e pastrimit dhe mirëmbajtjes.

“Ka pasur probleme, gruaja e ka nxjerrë nga shtëpia dhe disa muaj më parë janë ndarë . Ai vinte dhe merrte fëmijët, ne e shihnim dhe pyesnim se çfarë do të bëjë me jetën e tij.

Ai e donte tmerrësisht gruan dhe i tha që të rindërtonin jetën e tyre dhe të rimartoheshin për hir të fëmijëve. Ajo këmbënguli dhe i tha ‘nuk të dua’”, tha një mik i familjes së autorit.

Ai jetonte në shtëpinë e prindërve dhe iku herët në mëngjes. Ai e mori armën dje duke thënë se donte ta pastronte.

Babait i tha “Do ta vras”, fëmija kishte arritur në pikën e dëshpërimit, e donte dhe ishte marrëzisht i dashuruar” tregoi miku për mediat greke.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit