Luiza Gega e ka mbyllur zyrtarisht sezonin 2023 me një tjetër rezultat të madh duke thyer rekordin e saj.
Në garën 2000 metra me pengesa Gega përfundoi vrapin në kohën 5:56.79, duke përmirësuar me disa sekonda rekordin e saj kombëtar 6:00.07 të vendosur në vitin 2019.
Ajo ndodhet në Zagreb dhe gara u zhvillua në kategorinë “Continental Gold Tour”.
Koha 5:56.79 e regjistruar nga Luiza Gega në Zagreb është koha e dytë me e mirë në historinë e disiplinës 2000 metra me pengesa në Europë dhe e katërta më e mirë në botë.