Kryeministri në largim i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ditën e sotme ka inauguruar shkollën e rinovuar në Rozhajë, e cila është e vetmja ku mësohet gjuha shqipe.
Gjatë inaugurimit ai shoqërohej edhe nga Ministri i Administratës Publike, Marash Dukaj dhe Ministrin e Arsimit, Miomir Vojinoviç.
“Po hapim një shkollë të rikonstruktuar në Rozhajë, IP ShF Dacaj. Kemi të bëjmë me të vetmen shkollë në Rozhajë që mësohet në gjuhën shqipe.
Sot është hera e parë në histori që kjo shkollë vizitohet nga kryeministri, punimet kapin vlerën e rreth 250 mijë euro, ndërsa në shkollë vazhdojnë mësimet 23 nxënës”, shkruan ai.
Lidhur me këtë ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama, i cili ka shpërndarë në rrjetet sociale foto nga vizita e kryeministrit të Malit të Zi ka bërë për inaugurimin e shkollës në Rozhajë.