-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Censusi Shqipëria 2023, të hënën nis regjistrimi i popullsisë

Kryesoret

Në Shqipëri Instituti i Statistikave pritet të nisë Regjistrimin e Popullsisë dhe Banesave nga e hëna e ardhshme, një proces që do të zgjasë për gjashtë javë.

Censusi 2023 është ngjarja më e rëndësishme statistikore e vendit, dhe në të do të përfshihen mbi 7 mijë e 500 anketues, mbikëqyrës dhe kontrollorë të trajnuar nga Instituti i Statistikave (INSTAT).

Ata do të regjistrojnë të dhëna mbi popullsinë, tipare demografike, sociale dhe ekonomike të detajuara në rrafsh gjeografik, që kanë të bëjnë me strehimin, arsimin, shëndetësinë, dhe punësimin.

“Përgatitja e Censusit këtë vit bazohet në standarte europiane, në ligje të përmirësuara vendase dhe në teknologji bashkëkohore. Censusi i Shqipërisë këtë vit ndjek rekomandimet e Kombeve të Bashkuara dhe të Komisionit Europian për statistika profesionale”, tha drejtorja e INSTAT-it, Elsa Dhuli.

Krahas buxhetit të shtetit, Censusi 2023 i Shqipërisë financohet edhe nga Komisioni Europian, Kombet e Bashkuara, Suedia dhe Zvicra.

Ai tha se statistikat shqiptare duhet të jenë profesionalisht cilësore, drejtpërdrejt të krahasueshme dhe sipas standarteve europiane, ndaj edhe BE-ja ka ndarë 4.8 milionë euro në mbështetje të INSTAT-it.

Ky është Censusi i dymbëdhjetë në 100 vite, që zhvillohet në Shqipëri, duke nisur nga i pari, që u krye në vitin 1923. Regjistrimet e mëparshme mbi popullsinë janë kryer në periudha 5 vjeçare e më pas 10 vjeçare.

Në to janë kërkuar të dhëna me deklarim të lirë mbi gjendjen ekonomike e shoqërore të individëve dhe familjeve, mbi banesat dhe prona të tjera, që lidhen me kushtet e jetesës.

Pas rënies së regjimit komunist, Censusi i INSTAT-it në vitin 2001 dhe 2011, krahas statistikave bazë, mblodhi të dhëna mbi emigrimin e brendshëm e të jashtëm të banorëve, si dhe mbi përkatësinë fetare e etnike të tyre. Censusi që shtyrë për shkak të pandemisë Covid-19./VOA

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit