Emma Coronel, gruaja e Joaquin “El Chapo” Guzman doli nga burgu i Los Angeles, aty ku vuajti dënimin e saj.
Coronel u dënua me 3 vite burgim në vitin 2021, pasi u shpall fajtore për dhënie ndihme kartelit të Sinaloas.
34-vjeçarja pranoi gjithashtu si kishte bërë punën e korrieres mes Guzman dhe anëtarëve të tjerë të organizatës kriminale, kur El Chapo ishte në burgun meksikan të Altiplanos, pas arrestimit të tij në vitin 2014.
Coronel i pranoi akuzat dhe pranoi të jepte 1,5 milionë dollarë nga aktiviteti i saj kriminal për qeverinë amerikane dhe kështu dënimi i saj prej 3 vitesh u ul.
Ajo ka dy vajza me Guzman, të cilin e ka takuar kur ishte Miss Meksika, dhe u martua me të në vitin 2007, kur ishte vetëm 18 vjeç.
Joaquin “El Chapo” Guzman po vuan dënimin me burg përjetë në SHBA, pasi u ekstradua në vitin 2017, pas dy arratisjeve nga burgjet meksikane.