Kapiteni i përfaqësueses së Zvicrës, Granit Xhaka ka folur pas ndeshjes me Andorrës të cilën ata e fituan me rezultatin 3-0, ku ai edhe arriti të shënojë.
Xhaka ka thënë se duhej të merrnin gjashtë pikë në këto dy ndeshje atë ndaj Kosovës dhe Andorrës, por që duhet tani duhet të mbyllet kualifikimi sa më parë.
“Shpresonim të merrnim gjashtë pikë në shtator, në fund morëm vetëm katër, por ende jemi në krye dhe më e rëndësishmja është që të përfundojmë me kualifikim,” ka thënë Granit Xhaka.
Ai u pyet edhe për festën me gishtin në gojë, ka tha duke qeshur se: “Më pëlqen të provokoj”.
Zvicra udhëheq grupin I të kualifikueseve me 14 pikë, para Rumanisë me 12 pikë dhe Izraelit me 11 pikë.