Ka mbetur vetëm edhe një ditë nga takimi në mes Kosovës e Serbisë. Dje Bashkimi Evropian njofton zyrtarisht takimin trepalësh mes Përfaqësuesit të Lartë, Josep Borrell dhe udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë, Albin Kurti dhe Aleksander Vuçiq.
Takimi dy palesh qe nis ne oren 9 te memgjesit do të fokusohet në zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit, si dhe çështjet aktuale.
“Të enjten, më 14 shtator, Përfaqësuesi i Lartë/Zëvendëspresidenti Josep Borrell do të presë një takim të nivelit të lartë të dialogut Beograd-Prishtinë në Bruksel, me pjesëmarrjen e presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Përfaqësuesi i Lartë, me Përfaqësuesin Special të BE-së, Miroslav Lajçak, do të zhvillojë takime të veçanta me liderët përkatës që nga ora 9:00, pasuar nga një takim i përbashkët trepalësh. Takimi do të fokusohet në zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit, si dhe çështjet aktuale.
Në fund të takimit do të ketë një deklaratë nga mediat e Përfaqësuesit të Lartë Borrell mbi rezultatet e takimit” thuhet ne njoftim.