-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“TUMANKUQJA”, premierë në skenën e TKOB

Kryesoret

Flet Drejtori artistik Sokol Marsi: Një homazh për gjithë bartësit dhe promovuesit e folklorit të mrekullueshëm çam!

Në Shqipëri është vështirë të gjesh njerëz si  kompozitori Sokol Marsi, Mjeshtër i Madh, që kanë kaq informacion dhe kaq pasion për këngët, vallet, folklorin dhe veshjet tradicionale çame.

“Tumankuqe” titullohet koncerti madhështor që vjen premierë të shtunën dhe të dielën, më 16 dhe 17 shtator, ora 20, në Tetarin e Operas dhe Baletit dhe që çel Sezonin e ri artistik për Ansamblin popullor, bazuar në origjinalitetin e këngëve, valleve e kostumeve të krahinës së Çamërisë.

Këto xhevahire të trashëgimisë sonë kombëtare do të ngjiten në skenë e TKOB jo vetëm nga Orkestra, Grupi i Vallleve dhe Grupi Koral i Ansamblit Popullor, por edhe nga solistët e njohur të AP: Denisa Gjezo, Adela Bezhani, Malvina Likaj, Raimond Kllogjeri, Avni Miraka,dhe Aranit Hoxha. Me të ftuar specialë si të mirënjohurit Enkelejda Alushi dhe Hysni Alushi, Altin Malo dhe Grupi i Valleve të të Rinjve të Çamërisë, nën drejtimin e Puen Bajramit.

Është ndoshta evenimenti më unik në universin e kulturës burimore çame i organizuar ndonjëherë, me mbi 40 artistë pjesëmarrës dhe interpretues, thotë drejtori artistik Sokol Marsi. Një homazh dhe njëkohësisht mesazh për gjithë bartësit dhe promovuesit e folklorit të mrekullueshëm  çam, që ka pasuruar dhe pasuron kulturën tonë kombëtare dhe trashëgiminë  kulturore artistike e muzikore.

Në repertorin e Ansamblit Popullor ekzistojnë shume vepra me tematike nga krahina e Çamërisë si valle dhe pjese instrumentale, por te ky koncert e veçanta është se behet për here te pare duke iu dedikuar nga fillimi ne fund trashëgimisë dhe repertorit te krahinës se Çamërisë.

Për të arritur deri te premiera e “Tumakuqes” padyshim është dashur një punë e palodhur dhe e jashtëzakonshme nga gjithë trupa. Këngët  dhe vallet mahnitëse çame mua si kompozitor dhe drejtues artistik më kanë intriguar qysh herët, pasi kanë  një kolorit të jashtëzakonshëm, një reliev magjepsës.

Këngët e çamëve janë të veçanta, ato dallohen për një mënyrë të kënduari impresionues, pasionant, me shumë pathos, me një shumësi zërash që të kujtojnë koret antike, ku isoja dhe zëri apo zërat e solistëve harmonizohen përsosmërisht mes tyre. Është një pasuri kulturore kombëtare që duhet ruajtur për origjinalitetin, vlerat dhe veçoritë e saj.

Autori i këngës himn “Ne e duam Çamërinë”, Mjeshtri i Madh Sokol Marsi, thotë më tej se “ I jam rikthyer disa herë këngës dhe valles çame, pasi  kemi të bëjmë me një shtresë arkaike të muzikës burimore shqiptare, që mbetet gjithmonë tërheqëse dhe shumë  e dashur për publikun.

Universi i këngës dhe valles çame është sa original, aq dhe i larmishëm, duke ruajtuar arkaizmat dhe ngjyrimet autentike.  Aty gjallon shpirti çam. Kënga për “Çelo Mezanin” nga grupi i Rrogozhinës me në krye Refat Sulejmanin, këngët e Shaban Zenelit, të Myfarete Lazes, Enkelejda Alushit e Hysni Alushit, të Altin Malos e Gëzim Kasos, vallja e Osman Takës kërcyer me mjeshtëri nga Puen Bajrami, si vazhdues i virtuozit Taip Madiani, Tingujt e këngëve “Tumankuqja” “Çamëri nuk të harrojmë”,  apo “Vajzë Çame”,  janë të brujtura me mall dhe dashuri sublime për dheun e të parëve, për rrënjët çame  dhe historinë  e lashtë të saj, ku gjallojnë mite e legjenda që nga koha pagane e parapagane.

Me gjithë optimizmin se koncerti “Tumankuqja” do të pritet mirë nga publiku i gjerë kryeqytetas, nuk mund të themi se me këtë koncert, që është një nga çastet kulmore të punës dhe krijimtarisë sime, kemi mbyllur siparin e folklorit çam. Do të ketë shpesh rikthim te lëndinat e këngëve çame, atje ku populli çam ka ngritur pasuritë e veta shpirtërore.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit