-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

UEFA nis hetimin për ndeshjen e Kosovës, Rumania rrezikon 3 pikët në tavolinë?

Kryesoret

Komisioni i Disiplinës pranë UEFA-s ka hapur një hetim për diskriminim dhe racizëm ndodhur gjatë ndeshjes kualifikuese për në Euro 2024 mes Rumanisë dhe Kosovës në Bukuresht mbrëmjen e djeshme.

Pas 18 minutave lojë, lojtarët e përfaqësueses së Kosovës sinjalizuan arbitrin francez Willy Delajod se një pankartë me mbishkrimin “Kosova është Serbi” dhe thirrje kundër shqiptarëve vinin nga huliganët rumunë në stadium dhe se në kushte të tilla ata nuk mund të vijonin ndeshjen. Ndeshja u ndërpre, për të rinisur pas 52 minutave dhe Rumania fitoi 2-0.

Nën akuzën e diskriminimit dhe racizmit, dënimi minimal do të jetë një ndeshje me tribuna pjesërisht të mbyllura dhe një gjobë e madhe, por mund të jetë edhe më keq për përfaqësuesen e Rumanisë ku ndeshjet e radhës mund të jenë pa spektatorë.

Rumania ka edhe dy ndeshje të tjera në shtëpi në këto kualifikuese, më 15 tetor kundër Andorrës dhe më 21 nëntor kundër Zvicrës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit