Fituesi i edicionit të parë i spektaklit televiziv “BBV”, Ilir Shaqiri, ka postuar një video në rrjetet e tij sociale, e cila ka habitur ndjekësit.
Në të shfaqet e bija e tij dhe i ati 90-vjeçar, duke kërcyer me këngën ritmike të rrymës kantri “Cotton eye Joe”.
Babai i balerinit, na ka vërtetuar se mosha është thjesht një numër, pasi trupi i tij duket mjaft në formë.
Komentuesit kanë shprehur habi për fizikun e tij.
@emilyshaqiri.official Nonno sprint🫶🏻