Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, akuzoi kryeministrin Edi Rama se vendimet e tij kanë penguar përparimin e Shqipërisë në procesin e integrimit në BE, duke e bërë vendin të ngecë pas vendeve të tjera si Mali i Zi, dhe duke nxitur mosbesim në institucionet europiane.
“Ka momente kur një foto thotë më shumë se 100 raporte të qeverisë. Është një postim i KE-së dy javë më parë. KE ka ngritur një pyetje: A është Mali i Zi anëtari i 28 i BE-së? Nuk e bënë këtë pyetje për Shqipërinë, siç thotë propaganda këtu që jemi të parët në proces. Mali i Zi ka 14 vite që negocion, por kaq do të kishim edhe ne nëse për tre vite Rama në opozitë nuk do të bllokonte statusin kandidat, vetëm që PD të mos merrte meritën historike. Edhe tani po i ngop shqiptarët me lugë bosh të 2030, si sharlatan ofronte pasaportën e BE. Para pak muajsh e harroi premtimin dhe tha se disa vende në BE nuk na duan, firmosi me Vuçiçin tërheqjen nga integrimi i plotë. Në realitet nuk është se ndonjë vend anëtar i BE na e ka me hile, me hile na e ka Rama. Rama zgjodhi Belinda Ballukun dhe BE shpreh sot mosbesimin,” tha Bardhi.









