Një zjarr masiv shpërtheu në një pallat me 9 kate në Hanoi të Vietnamit mbrëmjen e shkuar., mbrëmjen e së martës vonë.
Mediat e huaja raportojnë se më shumë se 30 njerëz kanë ndërruar jetë si pasojë e flakëve.
Ndërtesa ku shpërtheu zjarri kishte 45 familje dhe shumë banorë ishin aty kur zjarri filloi rreth orës 23:30. Zyrtarët thanë se shkaku është tashmë nën hetim.
Mësohet se zjarri ishte i vështirë të frenohej sepse ndërtesa është në një rrugicë të ngushtë, por në orët e para të mëngjesit të sotëm u bë e mundur shuarja e tij.