Ditën e sotme u zhvillua seanca e parë e gjyqit paraprak për dosjen e Fredi Belerit. Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule ishte në gjyq i pranishëm.
Në dalje, ai kërkoi që Beleri të lirohet për të shkuar për të bërë betimin. “Belerin e kam takuar në vazhdimësi gjatë kësaj periudhe në burg” tha ai.
Më tej, njoftoi se nesër në paraburgim në Durrës, Belerin do të shkojë ta takojë ministri grek i Mbrojtjes së Qytetarit, Yannis Oikonomou, pasi sot ndodhet në Tiranë në kuadër të ministerialit të ministrave të Brendshëm.
Dule u vendos në vështirësi nga gazetarët dhe iu shmang konstatimit se SPAK-u për Belerin ka prova. “Para se gazetarët dhe politikanët të merren me provat duhet parë vërtetësia e përgjimeve” tha ai.