-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Balla: Tani do t’u nxijmë jetën spaçatorëve dhe dekonspirimeve nga brenda

Kryesoret

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, e cilësoi operacionin antidrogë me 233 të arrestuar “vetëm fillimin e një rrugëtimi të ri në luftën pa kompromis kundër lëndëve narkotike”, duke nënvizuar se janë sekuestruar edhe lloje substancash që ishin të panjohura më parë në Shqipëri.

Mes të arrestuarve është edhe një efektiv policie. “Ka njësi brenda policisë përfshirë edhe AMP që heton rastet e përfshirjes së punonjësve të policisë në bashkëpunim me grupet kriminalet. Ndoshta pas pak do të jetë AMP që do të ketë një komunikim me mediat se çfarë ka parë në këtë operacion apo të tjera dhe rezultatet kur ka punonjës të policisë.

AMP në javët e fundit ka bërë të mundur vendosjen përpara drejtësisë të një numri të konsiderueshëm. Problematika me drogën ekzsiton në të gjitha vendet por objektivi im kryesor është që spaçatorëve do të duhet t’ua nxijmë jetën” tha ai.

Më pas, Balla paralajmëroi se fokusi i ri do të jetë ndalimi i rrjedhjes së informacionit, dekonspirimit nga brenda. “Këtë ritëm të ri dhe qasje të re kundër trafikut duhet ta ruajmë. Pjesë e saj është edhe përgjegjësia jonë për ta çuar në një nivel tjetër edhe qasjen që duhet të kemi me vetëpastrimin e policisë.

Edhe sot do të nxjerrim konkluzionet tona për organizimin e operacionit dhe qasje të reja ndaj një fenomeni që do të vijë duke u minimizuar, sikur është rrjedhja e informacionit nga brenda. Gjatë këtij operacioni nuk kemi pasur probleme të kësaj natyre” tha ai.

E PLOTË/ 233 të arrestuar për drogë, mes tyre një polic! 82 në kërkim, 356 kontrolle

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit