-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

OKB: Shumica e viktimave nga përmbytjet në Libi mund të shmangeshin

Kryesoret

Kombet e Bashkuara kanë thënë të enjten se mijëra vdekje në Libi si pasojë e përmbytjeve të mëdha do të mund të shmangeshin, nëse do të kishte paralajmërim të duhur dhe nëse do të funksiononte si duhet sistemi për menaxhim të emergjencave.

Me një koordinim më të mirë në këtë shtet të shkatërruar nga kriza “ata do të mund të lëshonin paralajmërime dhe forcat për menaxhim të krizave do të mund t’i lëviznin personat e evakuuar, prandaj do të mund të shmangeshin shumica e viktimave”, ka thënë Petteri Taalas, udhëheqës i Organizatës së OKB-së për Meteorologji.

Ai i ka bërë këto komente teksa ka folur për përmbytjet e fundjavës në Libi, të shkaktuara nga krisja e dy digave, duke i lënë mbi 4.000 njerëz të vdekur dhe mijëra tjerë të zhdukur, që besohet se mund të kenë vdekur.

Sasia e madhe e ujit që është përhapur në qytetin Derna e ka vërshuar një pjesë të madhe të vendbanimeve. Taalas ka thënë se mungesa e parashikimeve për motin dhe mungesa e paralajmërimeve kanë kontribuuar në shkallën e katastrofës.

Konfliketet e shpeshta në këtë shtet të shkatërruar, nënkuptojnë se “rrjeti i vëzhgimit ka qenë shumë i shkatërruar dhe sistemet e teknologjisë informative janë dëmtuar rëndë”, ka thënë ai.

Qendra Meteorologjike e Libisë i ka lëshuar disa paralajmërime për mot ekstrem 72 orë më herët dhe i ka njoftuar autoritetet qeveritare përmes emailit, duke u bërë thirrje që të marrin masa parandaluese.

Mirëpo agjencia e OKB-së ka thënë se nuk e ka të qartë nëse paralajmërimet janë shpërndarë në mënyrën e duhur.

Ekipet e Kryqit të Kuq në Libi, e kanë përshkruar situatën në teren sikur të kishte ndodhur një bombardim i madh dhe një tërmet, në të njëjtën kohë./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit