-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pamje nga lart, si duket pallati i shkrumbuar nga flakët

Kryesoret

Pasditen e sotme të gjithë banorët e zonës së ish-parkut të Autobusëve në Tiranë kanë qenë në panik pas rënies së zjarrti në një nga pallatet e rrugës “Sali Butka”.

Ngjarja u regjistruar rreth orës 14:20 ku tarraca e pallatit 10 katësh u përfshi nga flaktë.

Situata doli jashtë kontrollit ku përmes fasadës së pallatit zjarri u përhap edhe në katet më poshtë duke shkuar deri në katin e 5-të të tij.

Nga pamjet e publikuara duket se tarraca e cila u përfshi nga flakët është shkrumbuar ndërsa katet e tjera kanë dëme të konsiderueshme materiale.

Sa i përket dëmeve në njerëz nuk ka raportime pasi mësohet se banorët janë evakuuar menjëherë nga pallati sapo ka rënë zjarri.

Prej 3 orësh zjarrfikëset vijojnë të shuajnë flakët. Deri tani është bërë i mundur izolimi i tij ndërsa po punohet për fikjen e plotë të tij në katin e 6-të. Për veç ndërhyrjes së zjarrfikësve nga jashtë është bërë e mundur edhe futja nga brenda në banesat e përfshira nga zjarri.

Pallati ishte i ri dhe kishte jo më shumë se dy vjet që ishte vënë në funksion.

PAMJE NGA VENDI I NGJARJES

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit