-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rriten (indeksohen) 8.6% pensionet

Kryesoret

Prej 1 Tetorit pensionistët do të kenë një rritje të lehtë. Më saktë indeksim 8.6% për të mbuluar inflacionin e çmimeve. “Që nga 1 tetori, e gjithë masa e pensionistëve do të marrin rritje 8.6% që mbulon plotësisht normën e rritjen së inflacionit”, deklaroi ai sot në parlament.

Oerd Bylykbashi u shpreh se pensionet në Shqipëri janë të turpshme. Deputeti demokrat tha se opozita ka propozuar një nismë ligjore për minimumin jetik, 200 mijë Lekë, por mazhoranca e refuzon.

Të gjithë ju jeni ndeshur në fushatë elektorale kur keni takuar qytetarët. Keni takuar njerëz, pensionistë. Personalisht më ka ndodhur, kur takova dikë që ankohej për pensionin 150 mijë të vjetra. Ishte një tjetër ngjitur. 150 tha, unë e kam 75 mijë lekë të vjetra.

Pra ai ishte gjysmë e atij tjetri. Ne kemi pension minimal, për disa persona e kemi 78 mijë lekë të vjetra. Ky është një turp. Bëni një llogari të thjeshtë sa rrinë këta qytetarë që me atë pension t’u rrijë me dinjitet termi qytetar.

Këta marrin diçka që nuk ka lidhje me dinjitetin e tyre njerëzor, si individ. Kjo republikë angazhohet për dinjitetin e njerëzve të vet. E dimë shumë mirë që minimumi jetik sot është afro 200 mijë lekë të vjetra”, tha Bylykbashi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit