Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas takimit të nivelit të lartë zhvilluar ditën e sotme në Bruksel me përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka dalë në një konferencë para gazetarëve.
Kurti u pyet nga gazetarët për deklaratën e fundit të Vuçiç ku u shpreh se nuk ka nevojë për leje për të vizituar Graçanicën.
Vuçiç përplaset me gazetarin nga Kosova: Do të vij në Prishtinë, nuk pyes Kurtin
Gazetarët e pyetën nëse kryeministri do t’i japë leje Vuçiç për të vizituar Graçanicën.
Ndërkohë Kurti i është përgjigjur gazetarit me një pyetje tjetër duke i thënë nëse ka parë kërkesën e Vuçiç.
“A e keni parë kërkesën.. Kur të na e dërgojë kërkesën do ta trajtojmë më seriozitetin dhe sinqeritetin më të madh”, ka thënë kryeministri.