Një ditë më parë u zbulua se këtë sezon të ri Dea Mishel do të vijë si moderatore në një rubrikë të re në programin “E diell”.
Rubrika e Deas do të përfshijë TikTok-ers të ndryshëm dhe pritet të jetë më tepër e lidhur me rininë, teknologjinë dhe rrjetet sociale.
Pas kësaj së fundmi në një postim në Instastory, ish-banorja e “BBV” ka treguar “peripecitë” e projektit të ri ku është përfshirë.
“Sytë e mi gjak. Disa ditë me 12 orë xhirime. Po punojmë për një gjë shumë të bukur. Shpresoj që ta pëlqeni,” shkruan Dea.