Pesë persona janë arrestuar në Itali një vit pas vrasjes së Elson Kalaverit. Të arrestuarit janë dy shqiptarë dhe tre italianë. Pista kryesore dhe e vetme është hakmarrja. Operacioni i autoriteteve italiane u quajt “Kanuni”. Ngjarja ndodhi në gusht të vitit 2022 në Pisa.
Vrasja është porositur nga një shqiptar në shenjë hakmarrje për vdekjen e vëllait, sipas mediave italiane. “Ai vendosi të merrte një grup vrasësish për të zbatuar atë që quhet “Kanuni” në Shqipëri” shkruajnë mediat italiane. Njëri nga të arrestuarit është kapur në Shqipëri, katër në Itali.
Nga verifikimet dyshohet se vrasja ishte porositur nga një shqiptar, vëllai i Gent Keçit, për të marrë hak, Shkëlzen Keçi. Për këtë ai pagoi një grup vrasësish, që në rastin konkret janë tre italianët. Ndërsa shqiptari tjetër i arrestuar ka dhënë informacion mbi vendndodhjen e Kalaverit.
Elson Kalaveri, 36 vjeç nga Thumana, jetonte në provincën e Sienas. Ai u vra më 18 Gusht 2022 në një atentat mafioz pranë Sasso Pisano. Shqiptari po udhëtonte me makinën e tij, por si pasagjer, kur u ndalua nga një mjet tjetër. Në këtë moment vrasësit qëlluan të paktën 15 herë mbi të.
Shoferi i makinës ku udhëtonte Kalaveri, një tjetër shqiptar, nuk mori dëmtime. Në vitin 2014 Elson Kalavari vrau një fshatarin e tij në Thumanë të Krujës, mirëpo ai u justifikua duke e quajtur vetembrojtje. 8 vjet më vonë hakmarrja në Itali ndaj tij. E nisur pikërisht nga logjika e hakmarrjes, operacioni u konsiderua “Kanun” nga policia italiane.
Vrasja e Elson Kalaverit në Itali, 5 të arrestuar, mes tyre edhe porositësi shqiptar