-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

U filmua duke i dhënë hashash një fëmije, 31-vjeçari nga Kurbini: Video është montazh!

Kryesoret

Një 31-vjeçar ra në prangat e policisë  pak ditë më parë, pas publikimit të disa pamjeve në TikTok ku ai shihej teksa i jepte një të mituri për të pirë hashash. Por, mesa duket, para hetuesve, Gëzim Avdi (Kalia) ka thënë se gjithçka ishte një montazh dhe se video nuk ishte e vërtetë.

“Nuk i kam dhënë asnjë të mituri lëndë narkotike për të konsumuar dhe videoja e dalë në TikTok është montazh”, është shprehur i riu, i cili po mbahet në dhomat e paraburgimit të komisariatit të Lezhës në pritje për t’u njohur me masën e sigurisë në gjykatë, ndërsa ndaj tij është ngritur akuza “Nxitja për përdorimin e drogës”.

Ndërkohë policia nuk ka arritur ende të identifikojë fëmijën që shfaqej në videon e postuar në TikTok, pasi 31-vjeçari nuk ka bashkëpunuar me uniformat blu me pretendimin se nuk ka lidhje me këtë rast.

Gëzim Avdi (Kalia) banues në Patok Kurbin, u arrestua mbrëmjen e së martës nga policia e Lezhës, pas publikimit të videos ku shfaqej duke konsumuar lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa bashkë me një të mitur.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit