Një zonë me pemë ulliri në fshatin Veleshnje në Berat është përfshirë nga flakët ditën e sotme.
Zjarri ka nisur papritur dhe si pasojë e erës dhe temperaturave të larta është përhapur me shpejtësi drejt zonës kodrinore të mbushur me pemë ulliri.
Në vendngjarje kanë shkuar 2 grupe të shërbimit zjarrfikës dhe në një kohë të shkurtër flakët janë vënë nën kontroll.
Si pasojë e zjarrit është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme dhe disa pemë ulliri.