Policia ka zbardhur detaje të reja nga aksidenti që ndodhi mëngjesin e sotëm rreth orës 07:20 nga përplasja e dy mjeteve në Rrugën e Kombit.
Si pasojë e përplasjes mes dy mjeteve ndërroi jetë punonjësi i policisë në Mirditë, Gëzim Lazri 56-veç i cili kishte lënë shërbimin dhe po kthehej për në shtëpi.
Lazri drejtonte mjetin tip “Benz” i cili është përplasur nga mjeti tip “Chevrolet” me drejtues shtetasin malazez me iniciale M. F.
Mësohet se ka qenë një manovër e gabuar e një mjeti tip “Chevrolet” shkaku që mund të ketë sjell aksidentin.
Bëhet me dije se shoferi malazez është plagosur dhe ndodhet në spital për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.