Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se të gjithë mjekët, policët dhe ushtarakët e rinj mund të nisin procedurat për kreditë e lehtësuara.
Rama bën me dije se e-Albania ofron shërbimin e dedikuar për kreditë e lehtësuara për 300 punonjësit e parë të Policisë së Shtetit, Forcave të Armatosura dhe mjekët që do të përfitojnë nga ky program i ri mbështetjeje për familjet e reja të këtyre tre kategorive.
Ai ka postuar videon që tregon me detaje hapat që duhet të ndjekin secili për të bërë këtë aplikim.
“e-Albania ofron shërbimin e dedikuar për kreditë e lehtësuara për 300 punonjësit e parë të Policisë së Shtetit, Forcave të Armatosura dhe mjekët që do të përfitojnë nga ky program i ri mbështetjeje për familjet e reja të këtyre tre kategorive.
Hapat e thjeshtë të aplikimit në e-Albania në 30 ditët e ardhshme mundësojnë një proces të shpejtë e transparent për aksesin në këtë program të ri,” shkruan Rama.