Një kamion rus me një cisternë karburanti goditi një banore në Luhansk në Ukrainë duke e lënë të vdekur në vend.
Vajza që po kalonte rrugën në një vendkalim për këmbësorë është goditur nga automjeti.
Pamjet janë publikuar në rrjetet sociale dhe tashmë janë bërë virale në internet. Mediat ndërkombëtare raportojnë se vajza ndërroi jetë në vendin e ngjarjes ndërsa nga pamjet duket se askush nuk reagon pasi ndodh përplasja.
Aksidenti ka ndodhur më 12 shtator, por u bë i ditur vetëm tani ndërsa nuk dihet nëse janë marrë masa ndaj të dyshuarit.
A #Russian occupier in a fuel tanker hit a local resident in #Luhansk who was crossing the road at a pedestrian crossing. The girl died.
The accident occurred on September 12, but it became known only now. pic.twitter.com/kRhd2Y7LWG
— NEXTA (@nexta_tv) September 16, 2023