Një vilë u përfshi nga flakët mesditën e sotme në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:35 në lagjen “Misto Mame”. Pas rreth 90 minutash flakët janë vendosur nën kontroll duke u shuar.
Shkak është bërë një bombol gazi. Defekti ka sjellë zjarrin dhe përhapjen e flakëve me shpejtësi. Brenda kësaj vile jetojnë tre familje.
Pronari i shtëpisë kaloi një moment asfiksie si pasojë e tymit, por pas ndihmës së parë ndodhet në gjendje të mirë. Pas fikjes së zjarrit kanë nisur hetimet për të zbuluar shkakun e zjarrit.